Messi në Arsenal? Wenger tregon se sa afër ishte për të transferuar argjentinasin

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger po zbulon prapaskena nga karriera e tij tek ‘Topçinjtë’, pasi tashmë edhe zyrtarisht do të largohet nga Anglia.

Francezi deklaroi ishte në gjendje të transferonte Leo Messin dhe Gerrard Piquen në vitin 2003, shkruan GazetaBlic

Arsene Wenger pranon se Arsenali ishte interesuar për shërbimet e Lionel Messin dhe Gerard Pique, kur dëshironte të transferonte Fabregasin, por kurrë nuk u afrua për të bërë një marrëveshje për argjentinasin.

Wenger, i cili humbi në disa transferime të yjeve botëror gjatë 22 viteve të tij në krye të Arsenalit, ka zbuluar shumë gjëra për faqen zyrtare të klubit.

“Historia e Cesc Fabregas është se Franny Cagiago dhe Steve Rowley sollën lojtarin këtu dhe ne duhej ta bindim atë.”

“Kam takuar prindërit e Cesc dhe në atë kohë ne ishim të interesuar edhe për Messin dhe Piquen. Ne u përpoqëm për të tre, por sigurisht nuk ndodhi, por ne morëm Cesc dhe ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm. Një gjeni për futboll.”

“Pique dhe Messi nuk erdhën në Arsenal për shkak të agjentëve. Unë mendoj se Pique ishte i lidhur me Nike në atë kohë dhe ata donin që mbrojtësi të shkonte në Man United. Kurse për Messin, Barcelona nuk donte ta humbiste atë dhe ata i bënë lojtarit ofertën që nevojitej për ta mbajtur në klub.”

“Unë nuk e di nëse Messi ishte i interesuar. Nuk përpiqesha ta imponoj marrëveshjen, sepse Barcelona e ndali këtë mundësi shumë herët”.

Pasi u bashkua me Unitedin në 2004, Pique u kthye në Camp Nou më 2008 – për t’u bërë ikona e klubit katalunas.

Ai ka vazhduar të bëhet një ikonë e Barcelonës, ashtu si bashkëlojtari – Messi.