Më i mirë i historisë? Messi jep deklaratën që nuk pritej: Nuk po…

Lionel Messi thotë se nuk ka interes të konsiderohet “më i miri në histori”, pa asnjë motivim nga beteja e tij personale me superstarin e Real Madridit Cristiano Ronaldo.

Shpesh herë Messi është konsideruar si futbollisti më i mirë në të gjithë historinë pasi ai ka fituar çdo gjë të mundshme, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

“Nuk jam i interesuar të jem më i miri në histori. Unë kurrë nuk kam pretenduar që të jem i pari, i dyti , i treti apo i katërti”, tha Messi për “TyC Sports”.

“Gjithmonë që filloj sezonin e ri unë përpiqem të përmirësoj veten, të fitoj gjithçka dhe të jap maksimumin për shokët e skuadrës dhe veten time. Kjo nuk ndryshon asgjë për të qenë më i miri në histori”, vijoi ai.

“Unë gjithmonë dëshiroj të përmirësoj veten dhe nuk konkurroj me askënd sepse nuk luaj për të qenë më i miri në histori, por për tu përmirësuar vit pas viti”, përfundoi Messi.

9 herë fituesi i La Ligas,4 kurora në Champions League, 5 “Topa të Artë” dhe 552 gola për Barcelonën janë shifrat që e bëjnë Leo Messin si futbollistin më të madh të gjitha kohërave.