Juventus ndryshon vendimin për Alex Sandron

Alex Sandro mund të mbetet në Juventus.“Tuttosport” ka njoftuar se lëndimi i Leonardo Spinazzolas mund ta detyrojë klubin nga Torino, të mos e shesë brazilianin, gjatë afatit kalimtar të verës

Sandro ka zgjuar interesim nga Manchester United, përcjell “lajmi.net”.Por, lëndimi i Spinazzolas, i cili pritet të kthehet në Juventus nga periudha e huazimit nga Atalanta, ka ndryshuar planet e skuadrës kampione nga Serie A.