Ja cili do të jetë kapiteni i Juventus pas largimit të Buffon…

Juventus ka konfirmuar se Giorgio Chiellini do të zëvendësojë Gianluigi Buffon si kapiten i skuadrës, por nuk ka konfirmuar se Wojciech Szczesny do të jetë pasardhësi i tij. Presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, i pranishëm në konferencën për shtyp ku Buffon dha lamtumirën nga klubi torinez, deklaroi se Chiellini do të ishte ideali për të mbajtur shiritin që ka pasur Buffon në 13 vitet e fundit.

“Nuk kam asnjë këshillë për t’i dhënë Giorgio Chiellini. Ai luan prej 13 vitesh në klubin tonë dhe në këto vite ka pasur si kapiten Buffon. Tani do të marrë shirtin,” – tha Agnelli, ndërsa Buffon shtoi: “Për mendimin tim Chiellini do të ishte zgjidhja ideale mendoj se është figura e duhur për të udhëhequr ekipin brenda dhe jashtë fushës së lojës.”