Buffon nuk e harron inatin me arbitrin, ja çfarë thotë për UEFA-n

Gianlugi Buffon do të japë “llogari” në Komisionin Disiplinor të UEFA-s për reagimin e ashpër ndaj gjyqtarit Michael Oliver.

Por pavarësisht se kanë kaluar disa ditë edhe gjatë konferencës së lamtumirës nga Juventusi portieri legjendar tha se nuk e ka kuptuar përse u ndëshkua me kartonin e kuq në përballjen ndaj Realit.

Çfarë mendoni se mund të ndëshkoheni nga UEFA?

“Nuk e kam kuptuar pasi sjellja ime ishte normale, nuk e kuptoj për çfarë do më dënojë UEFA?!. Ende pas shumë ditësh nuk e kam kuptuar përse arbitri më ndëshkoi. Ju dhe UEFA në vend të fokusoheni te sjellja ime, duhet të shikoni gjykimin e arbitrit”, përfundoi ai.