Serbët çmenden: Ja çfarë po i kërkojnë shqiptarët Shaqirit

Xherdan Shaqiri postoi një foto në Instagram, pas hedhjes së shortit për Kupën e Botës. Lojtari me origjinë shqiptare, shprehej se i pëlqente ndarja e skuadrave në grupin E. Por, në këtë grup, bën pjesë edhe Brazili, Zvicra, si dhe Serbia.

Të shumtë janë shqiptarët që i kanë komentuar Shaqirit në profilin e tij, kryesisht për të mundur kombëtaren serbe. Ata shkruajnë: “Mbyte Serbinë”, apo edhe “Ishalla po i mundni ata pisa…”

Mediat serbe, nga ana tjetër, nuk kanë harruar ta cilësojnë si “provokacija” këtë ndodhi. “Kurir.rs” shkruan: “Shaqiri tregon sa i lumtur është për shortin. Pas postimit të tij, shqiptarët vërshojnë duke fyer kombin tonë”.