Nuk do ta besoni, PSG e gatshme të shesë Neymarin për kaq miliona euro

Paris Saint-Germain ka filluar ta konsiderojë mundësinë e shitjes së sulmuesit Neymar.

“El Pais” shkruan se klubi i pasur francez tashmë ka caktuar një çmim për shitjen e brazilianit, gjatë merkatos së verës.

Besojeni ose jo, Paris Saint-Germain do ta konsiderojë shitjen e tij për një çmim prej 370 milionë euro.

Neymar ka zgjuar interesim nga Real Madrid që po përflitet se nuk do të kursejë milionat e eurove.