Southgate zbulon listën e Anglisë,le jashte dy yje!

Portieri Joe Hart dhe mesfushori Jack Wilshere janë lënë jashtë skuadrës së Anglisë për Kupën e Botës 2018 nga trajneri Gareth Southgate. 31-vjeçari Hart, që ka luajtur 75 ndeshjen me Anglinë, ka pasur një sezon të dobët me 39 gola të pësuar në 19 ndeshje të luajtura për West Ham, ku ka humbur edhe vendin e titullarit.

26-vjeçari Wilshere, i cili ka pasur një karrierë të mbushur me dëmtime nuk do të jetë në Kupën e Botës edhe pse ka luajtur 38 ndeshje me Arsenal në këtë sezon. Lista e Southgate do të publikohet nesër, por shtypi britanik ka nxituar të jap informacionet e para.

Hart, që ka qenë portieri titullar i “luanëve” në tre veprimtaritë madhore Euro 2012 dhe 2016 dhe Kupën e Botës 2014, do të zëvendësohet nga Jordan Pickford, i cili do të jetë titullar, ndërsa portieri i dytë do të jetë Jack Butland.