Ylli i PSG:Tuchel?Nuk e njoh fare!

Unai Emery do të largohet në fund të sezonit nga Paris Saint-Germain. Në vend të tij do të ulet ish-trajneri i Borussia Dortmund Thomas Tuchel. Por ai me sa duket nuk është shumë i njohur nga klubet e PSG…

“Unë nuk e njoh, nuk e njoh fare,” shprehet Di Maria duke qeshur gjatë një interviste me France Football.

Tuchel, i cili pritet të nënshkruajë një kontratë dy vite me opsion për një të tretë te PSG, nuk do ta ketë të sigurt qëndrimin e argjentinasit: “Është e pamundur të dihet nëse do të qëndroj apo jo. Ky vendim më përket vetëm mua dhe klubit.

“Kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë.

“Nuk është trajneri ai që vendos mbi të ardhmen e lojtarit. Ai patjetër që mund të thotë mendimin e tij, por në fund është klubi ai që vendos se kush qëndron dhe kush largohet.

“Trajneri shpeshherë nuk ka shumë në dorë në këto situata.”