Zyrtare: Vjen konfirmimi nëse Robben do të luaj përballë Realit

Arjen Robben është lënë jashtë skuadrës së Bayern Munichut për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Real Madridit të martën mbrëma.

Anësori holandez nuk ka udhëtuar me skuadër për Madrid për shkak të dëmtimin të muskulit në këmbë.

Bayerni e humbi ndeshjen e parë gjysmëfinale në shtëpi ndaj kampionit në fuqi me rezultat 2-1 të mërkurën e kaluar. Në atë ndeshje, Robben u zëvendësua pas vetëm tetë minutave lojë, pasi pësoi lëndim muskulor.

Po ashtu, siç edhe dihej, do të mungojë edhe Arturo Vidal.

I ftuar për këtë ndeshje shumë të rëndësishme është edhe kosovari Meritan Shabani.

Megjithatë, në listën e të ftuarve janë Javi Martinez dhe David Alaba, të cilët së fundmi kanë vuajtur nga dëmtimet.

Kjo është lista e plotë e të ftuarve të Bayern Munich.