Tottenham & Chelsea mund të mbeten jashtë Champions League edhe po u renditën në vend të 4-t

Me fundin e sezonit që po afron, situata për kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm është nxehur.

Megjithëse katër vendet e para në Angli thuajse janë vendosur, ka një skenar makthi për Tottenham ose Chelsea që mund t’i lërë jashtë Champions League edhe nëse renditen në vend të katërt.

Nëse dy ekipet e Londrës do të renditeshin mes katër më të mirëve, dhe nëse Të Kuqtë dhe Arsenal do të fitonin Champions League dhe Europa League, Anglia do të kishte gjashtë ekipe në kompeticionin kryesor evropian sezonin e ardhshëm.

Por rregullorja e UEFA-s thekson se një Federatë nuk mund të ketë më shumë se pesë ekipe në Champions League.

Gjithsesi, shansi që kjo të ndodhë është shumë i vogël pasi Chelsea-t do t’i duhej të renditej mbi Liverpool dhe Tottenham. Blutë aktualisht janë gjashtë pikë larg vendit të tretë Liverpool por kanë edhe një ndeshje më pak.

Chelsea do të presë Liverpool në javën e ardhshme në Stamford Bridge.