Krizë tek Liverpooli para ndeshjes me Romën, ekipit anglez i largohet njeriu kryesor

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp do të jetë pa ndihmësin e tij, Zeljko Buvac për ndeshjen e së martës në Romë.

Sipas mediave britanike, ka një mosmarrëveshje midis palëve, shkruan GazetaBlic

Ishte raportuar të premten në mëngjes se Buvac ishte larguar nga Liverpooli.

Por Reds sqaruan për BBC Sport se ai ishte ende i punësuar nga klubi dhe ishte liruar vetëm me leje deri në fund të sezonit.

Megjithatë, gazetari i njohur Duncan Castles, thotë se trajneri dhe ndihmësi kanë pasur një konflikt dhe nuk do të punojnë më së bashku.

“Klopp dhe Buvac kishin një problem të madh,” tha ai.

“Buvac është lënë krejtësisht jashtë skuadrës.

“Ata qëndrojnë larg në stërvitje, Buvac nuk shkon në takimet taktike, dhe ai nuk është më i përfshirë në zgjedhjen e ekipit. Në të kaluarën, ai ishte i vetmi që ishte njeriu i dytë pas Klopp.

“Marrëdhëniet nuk janë të mira dhe lojtarët e dijnë se Buvac është larguar”, përfundoi Duncan Castles.OM

Kjo është një goditje mjaft e madhe për klubin e Liverpoolit para ndeshjes me Romën.