James tregon se a do të festojë nëse shënon ndaj Real Madridit

James Rodriguez kthehet në shtëpinë e tij, Santiago Bernabeu të martën.

Real Madridi dhe Bayern Munich takohen të martën me fillim nga ora 20:45, në kuadër të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic

Kthimi: “Kjo është diçka e bukur pasi po kthehem në Bernabeu pas vetëm një viti. Ky stadium ka qenë shtëpia ime dhe kjo është gjithmonë një gjë e mirë, por është një përzierje e ndjenjave të bukura”, tha fillimisht James.

“Unë nuk kërkoj të hakmerrem, thjesht dua të shkoj në një finale të re të Ligës së Kampionëve.”

“Unë nuk do ta festoj nëse shënojë për faktin e thjeshtë se ata më trajtuan shumë mirë, ishin tri vite unike, ku fituam shumë tituj dhe praktikisht fituam gjithçka, është çështje respekti, unë kam qenë i lumtur këtu”.

“Jam i lumtur në Bayern. Tani unë vetëm mendoj për ekipin tim”, përfundoi James.