Gazeta spanjolle zbulon mesazhin thumbues që CR7 i dërgoi Messit pasi fitoi titullin me Barcën mbrëmë

Barcelona u konfirmua kampione e La Ligas për të shtatën herë në dhjetë sezone mbrëmë pasi mposhti Deportivo La Corunan.

Messi shënoi hat-trick në fitoren 4-2 duke u përkujdesur që titulli të shkonte në ”Camp Nou” katër javë para përfundimit të sezonit, transmeton FutbollFanatik.

Superylli i Barcelonës me gjasë duhet të jetë në disponim të mirë, me gazetën spanjolle ”Don Balon” që raportoi se rivali i tij nga Real Madridi, Cristiano Ronaldo u mundua të futet në kokën e tij mbrëmë.

Sipas gazetës së lartë përmendur, e cila nuk zbulon qartë se si ishte dërguar mesazhi, Ronaldo i ka thënë Messit se festimet e Barcelonës duhet të jenë më të kursyera pasi Real Madridi mbetet në Champions League.

Lionel Messi: Cristiano Ronaldo sent bitter message to Barcelona rival before La Liga win

”Los Blancos” pritet të sigurojnë një vend në finalen e muajit tjetër pasi triumfoi në ndeshjen e parë gjysmë-finale me rezultat 2-1 kundër Bayern Munich në ”Allianz Arena.”

Eleminimi katastrofal i Barcës nga Roma në Champions League i ka lënë disi një shije të hidhur këtij sezoni të suksesshëm për katalunasit.

”Don Balon” gjithashtu raporton se Ronaldo paralajmëroi Messin se ai do ta fitojë ”Topin e Artë” nëse udhëheq Realin drejt titullit të tretë rresht në Champions League.

Barcelona është e pamposhtur në ligë këtë fushatë dhe Messi është i vendosur të shmangë humbjen deri në fund.