FIFA vjen me një vendim interesant për gjyqtarin e takimit Inter – Juventus

Kontradiktat lidhur me vendimet e arbitrit Daniele Orsato gjatë ndeshjes Inter – Juventus nuk po ndalen.

Arbitri u bë shënjestër e shumë tifozëve të Interit, por ai po përgatitet të marrë edhe një çmim të veçantë nga FIFA, shkruan GazetaBlic

FIFA ka njoftuar se gjyqtari, Daniele Orasto do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2018, por tani si ekspert i VAR-it.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Orsato do të shkojë në Kampionatin Botëror si ‘Var Specialist’.

“Larg nga polemika italiane, FIFA në ndërkohë ka përfunduar listën e gjyqtarëve të Varit të cilët do të shkojnë në Kampionatin Botëror si specialistë të teknologjisë. Lista do të bëhet zyrtare sot (më së voni të mërkurën) nga Zyrihu, por një gjë është e sigurt: Orsato dhe Valeri janë promovuar me nota të plota dhe ata do të udhëtojnë në Rusi”, shkruhet në njoftim.