U shpall kampion në Angli, por UEFA mund të ndëshkojë Manchester Cityn për këtë arsye

Javë e rëndësishme për strategjitë e Manchester Cityt në merkato. Klubi anglez, i saposhpallur kampion në Premier League, sipas “Telegraph”, rrezikon të ndëshkohet nga FIFA me pezullim të merkatos për dy sesione, për shkak të parregullsive në blerjen e talentit argjentinas Benjamin Garre në vitin 2016.

Futbollisti firmosi kontratë vetëm një ditë pasi kishte mbushur 16-vjeç, por klubi Velez, ku ishte formuar si futbollist Garre, i akuzon “Citizens” se i kishin nisur kontaktet me të muaj më parë, duke thyer rregullat e vendosura nga FIFA.

Në rastin më të keq, City mund ta apelojë në mënyrë që të ketë mundësi për të ndërhyrë në merkato gjatë verës, për ta shtyrë pezullimin e FIFA në dy sesionet e ardhshme të merkatos së vitit 2019.