Ranieri flet për penalltinë e dyshimtë të Realit ndaj Juventusit

Ish-trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri ka folur për penalltinë e dyshimtë në fund të ndeshjes ndërmjet “Zonjës së Vjetër” dhe Real Madridit të vlefshme për çerekfinalen e Champions Leagues.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, tekniku italian theksoi se VAR do të kishte qartësuar rastin e dyshimtë të penalltise, shkruan SYRI.net .

“Eliminimi i Juventusit? Unë mund të kuptoj se nuk ishte e lehtë ky eliminim i tillë në minutën e 93’ pas një shfaqjeje të jashtëzakonshme në Santiago Bernabeu”, tha fillimisht ai.

“Penalltia? Arbitri edhe mund ta jepte ose jo. Nëse do të merrte vendimin për të mos e dhënë nuk do diskutohej kaq shumë. Nuk mund të them dot ishte apo jo penallti pasi nuk ishte pamje 100% e pastër. Kam parë më keq. Kontakti ishte atje, por nëse do të ishte teknologjia VAR nuk do të kishte më polemika pasi do të ishte shumë e qartë”, përfundoi ai.