Penalltia? Bonucci: Nëse do isha te Juventusi, ja çfarë do t’i ndodhte Realit

Leonardo Bonucci ka reaguar pas penalltisë të dyshimtë që eliminoi Juventusin ndaj Real Madridit në Champions League.

Mbrojtësi italian ka shfaqur dëshpërimin e tij për mënyrën e eliminimit të ish skuadrës së tij.

Në një intervistë për “Premium Sport”, ai ka thënë se nuk do të mund të përmbante veten nëse do të ishte në fushë, në momentin e penalltisë vendimtare të Real Madridit, në sekondat e fundit të takimit.

“Ka qenë një episod i dyshimtë në fund, por Juventus e dëshmoi se është në nivel të lartë”, deklaroi Bonucci.

“A kam menduar, ‘më mirë që nuk jam aty kur u sinjalizua penalltia?’ Po, kam menduar, sepse ndoshta nuk do të arrija ta ndalja veten dhe instinktet e mija”, theksoi ai.