Martial befason tifozët me klubin e ri

Juventusi po rivalizon Bayern Munich për transferimin e Anthony Martial nga Manchester Unitedi.

Sulmuesi francez i është bashkuar Djajve të Kuq në verën e 2015 për 60 milionë euro, për atë kohë shifër rekorde për një tinejxher.

Sipas Gazzetta dello Sport, Juve e konsideron atë si opsion ideal për krahun e majtë, posaçërisht pasi Mario Mandzukic pritet të largohet gjatë verës.

Besohet se skuadrat e interesuara duhet të paguajnë rreth 50 milionë euro, shifër e cila nëse francezi shkëlqen në Botëror do të rritet.