Lippi zbulon emrin e selektorit të ri të Italisë

Marcelo Lippi beson se Roberto Mancini është favorit për t’u emëruar në drejtim të Italisë.

Ish selektori i Italisë, Marcelo Lippi beson se Roberto Mancini është favorit për t’u emëruar në drejtim të “Azzurrëve”.

Ai po ashtu nuk pret që Carlo Ancelotti të jetë i interesuar për postin.

“Nuk e di, por thonë se Mancini sepse Ancelotti nuk ka shumë vullnet”, deklaroi Lippi për “Corriere dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

Italia u drejtua së fundmi nga Gigi De Biaggio pas shkarkimit të Giampiero Venturas.