Batshuayi humb Botërorin? Ja çfarë thotë pas dëmtimit katastrofë

Sulmuesi kryesor i klubit të Dortmundit, Batshuayi në fundjavë është larguar me barelë nga fusha e blertë.

Dëmtimi i Batshuayi, që erdhi pasi ishin pësuar dy golat, ishte si pasojë e një ndërhyrjeje horror nga ish-mesfushori i Tottenham Stambouli.

Praktikisht belgu ka mbyllur sezonin dhe rrezikon të mungojë rreth tre muaj që do t’i thoshte lamtumirë Kampionatit Botëror qe do te startoje ne qershor.

Mediat në Gjermani e bëjnë fakt të kryer mungesën e belgut në Kampionatin Botëor por vetë ai shkroi në “Tëitter”.

“Më vjen keq që nuk mund të luaj deri në fund të sezonit. Nuk do të kem mundësi të paguaj besimin që klubi i Dortmundit tregoi për mua. Faleminderit për dashurinë që më falët në këtë kohë. U uroj kolegëve të mi një fundsezon sa më të mirë. Shihemi së shpejti”, shkroi Batshuayi.