Zbulohet gjithçka, ja ku do të luajë Torres nga sezoni i ardhshëm

Fernando Torres do të zgjedhë një transferim në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara përpara Super Ligës kineze.

Marca raporton se sulmuesi i Atletico Madrid preferon një lëvizje në MLS, shkruan GazetaBlic

Pesë klubet e njohura amerikane thuhet se janë në garë për spanjollin, përfshirë Montreal Impact, Chicago Fire, Seattle Sounders, New York City FC dhe Sporting Kansas City.

34-vjeçari do të largohet nga ‘Los Rojiblancos’ për herë të dytë në fund të sezonit.

Lojtari ka konfirmuar largimin e tij nga Atl Madrid javën e kaluar.