‘Ylli’ i PSG-së në dilemë për të ardhmen, Interi hidhet në sulm

Interi ka rikthyer sërish vëmendje te Javier Pastore i cili është i hapur për të lënë Paris Saint-Germain.

“Ky sezon është më i bukur sepse vjet në fund humbën titullin kampion”, tha ai për Premium Sport pasi gjigantët francezë u kurorëzuan kampionët e Ligës 1 për herë të pestë në gjashtë sezone.


“Zhvilluam një sezon të madh. Ne mundëm Monaco 7-1 dhe kjo fitore na jep forcë për t’i dhënë fund një sezoni të suksesshëm. Nëse do të fitonin ne e dinim se do të ishim kurorëzuar kampionë.

“Çfarë do të bëj këtë verë? Unë ende nuk e di”, tha ai.

“Dua t’i jap fund sezonit mirë. Ne kemi një kupë tjetër për të fituar dhe ne do të japim maksimumin për ta fituar. Sa për atë, ne do të shohim … “, përfundoi Pastore.