
Ernesto Valverde ka folur për rotacionet e mundshme që ekipi i tij do të bëjë në Balaidos nesër.
Ekipi i tij do të luajë ndaj Celta Vigos dhe mundësitë janë që trajneri të pushojë disa lojtarë në këtë duel, shkruan GazetaBlic
Ai gjithashtu foli për formën e Messit.
“Është një mundësi që Messi të pushojë, si të tjerët, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Njerëzit janë të qetë në Argjentinë, ka kohë për Kupën e Botës”.
“Ne kemi luajtur disa ndeshje të forta dhe nesër do të duhet të bëjmë disa ndryshime për të rifreskuar ekipin”, përfundoi Valverde.