UEFA përjashton nga garat ndërkombëtare klubin e njohur evropian

Sipas mediave zvicerane FC Sion është përjashtuar nga gjithë aktivitetet garuese të UEFA-s në sezonën 2018/19 dhe 2019/20.

Gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 235’000 Euro, shkruan albinfo.ch.

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të pagesave jo korrekte të transfertave të lojtarëve – duke shkelur edhe kriteret dhe rregullat e UEFA. Të dhëna konkrete nuk janë publikuar nga organizata më e madhe e futbollit europian.

Sipas dyshimeve bëhet fjalë për transfertën e Ishmael Yartey në 2014 nga Sochaux.

Krahas Sionit, UEFA ka supsenduar edhe FK Vojvodina nga Serbia dhe Ertis Paëlodar nga Kazakistani.