Nga futbolli në politikë, ish-lojtari që fitoi tripletën me Interin propozohet për ministër

Mund të thuhet qartësisht se Dejan Stankovic i ka provuar të gjitha në jetë.

Ai ka qenë një futbollist me famë, ka luajtur për Kombëtaren e vendit të tij, Serbinë, ka qenë menaxher dhe drejtues në UEFA, ndërsa tani dëshiron të jetë një politikan.


Stankovic ka provuar të jetë edhe ndihmës trajner për pak kohë te Udinese me Stramacconin.

Lajmet që vijnë nga Serbia e bëjnë ish-futbollistin Ministër të Sportit në Qeverinë Serbe.

Popullariteti që gëzon ish-mesfushori i Lazios dhe i Interit mund të luajë një rol kyç në propozimin e tij.

Stankovic u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2013.