Milan pagoi menaxherin e Morata një vit më parë, por…

Presidentë, drejtorë sportivë, futbollistë, por jo vetëm: janë gjithmonë e më shumë menaxherët protagonistët e merkaton së futbollit. Sipërmarrës që veprojnë si përfaqësues të lojtarëve, por edhe si ndërmjetës mes klubeve, veçanërisht kur këto janë të dy vendeve të ndryshme, për të lehtësuar negociatat, edhe ato që më pas nuk mbyllen mirë. Një shembull? Negociata e verës së kaluar për të dërguar Alvaro Morata te Milan.

Federata Italiane e Futbollit ka zbuluar, në bazë të nenit 8 mbi transparencën, shpërblimet e marra nga menaxherët vitin e kaluar në Serie A dhe të gjitha transaksionet e bëra nga klubet me menaxherët. Mes atyre të Milan është e pranishme edhe transaksioni i bërë për sulmuesin spanjoll, që verën e kaluar është larguar nga Real Madrid për të shkuar te Chelsea. Klubi milanez (i treti për pagesat ndaj menaxherëve, 21 mln euro, +35% në krahasim me 2016-ën), më 30 majin e 2017-ës ka depozituar një transaksion me avokatin Beppe Bozzo, përfaqësuesi në Itali i ish-numrit 9 të Juventus.

Massimiliano Mirabelli dhe Marco Fassone ishin në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri dhe vendosën të negocionin me Real Madrid për të kthyer në Itali Morata-n. Ka qenë një befasi e dyfishtë për kuqezinjtë, që kishin derdhur paratë për lojtarin, i cili është transferuar më pas te Chelsea. Gjuetia për një qendërsulmues të ri do të fillojë përsëri këtë verë, duke parë paraqitjet zhgënjyese të Andre Silva dhe Kalinic.