FOTO/ Sherr te Barcelona për shkak të racizmit

Situata e Ousmane Dembele te Barcelona është komplikuar së tepërmi në orët e fundit.

I dëmtuar për shumicën e sezonit, ish-lojtari i Borussias së Dortmundit vetëm javët e fundit ka filluar të përfshihet në ekipin katalanas, por shumicën e ndeshjeve e ka filluar nga stoli.

Sot, sipas gazetës “Sport”, ka pasur një sherr në qendrën stërvitore të Barcelonës mes Dembele dhe trajnerit Valverde, që thuhet të ketë qenë i ashpër.

Trajneri “Blaugrana” ka ofenduar me fjalë raciste talentin francez. Diçka e papranueshme. Dhe është dashur ndërhyrja e Luis Suarez për të ndalur përplasjen mes lojtarit dhe trajnerit.