Donnarumma zbulon se kush e ka në dorë të ardhmen e tij

Gianluigi Donnarumma thotë se nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, teksa spekulimet se ai do të largohet nga Milani vazhdojnë të qarkullojnë.

Donnarumma vlerësohet si njëri prej portierëve më të mirë të rinj në botën e futbollit, pasi tashmë e ka zënë vendin e titullarit të padiskutueshëm te Milani.

Megjithatë, agjenti i tij Mino Raiola ka sugjeruar vazhdimisht se Donnarumma do ta braktisë klubin këtë verë, me Milanin që është duke synuar të transferojë Pepe Reinan nga Napoli si lojtar të lirë.

Dhe tani, vetë Donnarumma ka zbuluar se e ardhmja e tij është në duar të Raiolas, me Real Madridin dhe PSG-në që janë duke e vëzhguar situatën e tij.

“Tregu i transferimeve? S’di gjë unë, e di agjenti im këtë”, ka thënë Donnarumma për Mediaset.

“Reina zëvendësuesi im? Nuk e di, ai është portier i madh dhe do të jetë konkurrencë e vështirë. Unë bëj gjithçka për këtë fanellë”.