Do ta mbroja gjyqtarin Oliver, kundër Buffon

MADRID, SPAIN - APRIL 11: Gianluigi Buffon of Juventus protests after shown a red card during the UEFA Champions League quarter final second leg match between Real Madrid and Juventus at Estadio Santiago Bernabeu on April 11, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Etsuo Hara/Getty Images)

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit Italian, Marcello Nicchi, ka thënë se do t’ia mbante anën gjyqtarit Michael Oliver nëse incidenti kërcënues me Gianluigi Buffonin do të ndodhte në një ndeshje të Serisë A.

MADRID, SPAIN – APRIL 11: Gianluigi Buffon of Juventus protests after shown a red card during the UEFA Champions League quarter final second leg match between Real Madrid and Juventus at Estadio Santiago Bernabeu on April 11, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Etsuo Hara/Getty Images)

Buffon u përjashtua nga ndeshja për sjellje të pahijshme drejtuar Oliverit pasi s’u pajtua me vendimin e gjyqtarit anglez për të akorduar penallti për Real Madridin në kohën shtesë, e cila rezultoi me eliminimin e Juventusit nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve dhe kalimin e Realit në gjysmëfinale, transmeton Gazeta Express.

MADRID, SPAIN – APRIL 11: Gianluigi Buffon of Juventus protests after shown a red card during the UEFA Champions League quarter final second leg match between Real Madrid and Juventus at Estadio Santiago Bernabeu on April 11, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Etsuo Hara/Getty Images)

“Duhet t’i respektoj të tjerët, prandaj ajo që ndodhi në Madrid duhet të rregullohet nga organizata ndërkombëtare”, ka thënë Nicchi për Radio Anch’io Sport.

“Nuk ia lejoj vetes ta gjykoj punën teknike. Buffon është kampion madhështor, megjithatë, në nivele të caktuara, duhet të jesh i kujdesshëm se çfarë thua. Gjithmonë ka fëmijë që mund të dëgjojnë.

“Sikur të ndodhte në Itali? Do ta mbroja gjyqtarin. Gjyqtarët nuk mund të kërcënohen as para, gjatë apo pas ndeshjes”, shtoi ai.