Joshua apo Parker? Kjo statistikë tregon se kush është më i fortë

Fituesi i titujve WBA dhe IBF Anthony Joshua dhe fituesi i WBO, Joseph Parker takohet sonte në Cardiff në një duel tëtë pamposhturve.

Mediat e mëdha botërore kanë bërë krahasimin mes Joshuas dhe Parkerit që ndeshen sonte me fillim nga ora 23:00.

Të dy Joshua dhe Parker mburren me nokautet që kanë bërë deri më tani.

Joshua ka një bilanc prej 100% K.O, ku në 20 ndeshje ka 20 nokaute, ndërsa Parker ka 75% të ndeshjeve të fituara me K.O, prej 24 takimeve ai ka mnyllur 18 me nokaut.