
Mediat në Spanjë sugjerojnë se gjigandët katalanas po konsiderojnë të bëjnë një lëvizje për transferimin e 25-vjeçarit të Liverpoolit, Mohamed Salah.
Sipas Don Balon, Coutinho i ka kërkuar Salahut të transferohet në Barcelonë dhe të refuzojë Real Madridin, shkruan GazetaBlic
Barca e sheh atë si zëvendësues ideal të Luis Suarezit, por nuk po konsideron zëvendësimin e sulmuesit deri në verën e ardhshme.
Por Salah mund të jetë i gatshëm të presë për transferimin e tij .
Ëndrra e tij është të luajë përkrah Lionel Messit dhe Philippe Coutinho po mundohet të ia bëjë realitet këtë, sipas ‘Don Balon.