Befason Balotelli, zbulon se te cili ekip do të kthehej në Serie A

Mario Balotelli nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Serie A.

Sulmuesi i Nice ka theksuar se me dëshirë do të luante sërish për ish ekipin e tij, Inter.


Kurse, sa i përket Milanit, ai ka një kusht për të veshur prapë fanellën e “Rossonerëve”.

“Inter? Do të kthehesha sepse është një klub i madh me tifozë fantastikë, askush nuk do ta refuzonte Interin.

Por, mua mund të më krijon problem sepse të gjithë e dinë lidhjen time me Milanin, andaj do të lindnin probleme nëse do të kthesha në Inter”, u shpreh Balotelli për mediat italiane.

“Në Milan do të kthehesha vetëm nëse do të ishte aty Adriano Galliani”, theksoi ai.