Barcelona, ku përfundoi Yerry Mina?!

Yerry Mina është ende në pritje të një mundësie për të treguar vlerat e tij në futbollin spanjoll.

Qendërmbrojtësi 23-vjeçari, i cili iu bashkua Barcelonës nga skuadra e Palmeiras gjatë merkatos së janarit ka vuajtur në gjetjen e hapësirës te skuadra katalanase dhe ka luajtur vetëm një ndeshje në La Liga dhe një në Kupën e Mbretit.

Mina nuk ka figuruar as mes të grumbulluarve për ndeshjen kundër Sevilla dhe ka qëndruar në shtëpi.

I pyetur për atë që po ndodh me kolumbianin, i cili kushtoi 15 milionë euro, trajneri Ernesto Valverde tha: “Unë kam katër qendërmbrojtës, dy prej tyre luajnë titullarë dhe njëri qëndron në stol.

Pique dhe Umtiti janë titullarët, ndërsa Thomas Vermaelen është zgjedhja e tretë për mua.”