100 ditë pa gol, sulmuesi 80 milionë eurosh është në “krizë”!

Nëse nuk shënon ndaj Tottenham në ndeshjen e ditës së diel, sulmuesi i blerë për 80 milionë euro nga Chelsea, Alvaro Morata do të mbushë plot 100 ditë pa shënuar gol në Premier League.

Goli i fundit i spanjollit ka qenë ndaj Brighton, 24 orë pas Krishtlindjeve, në “Stamford Bridge”, pas krosimit të Cesar Azpilicueta

Patjetër që trajneri Conte dhe tifozët e Chelsea kërkojnë më shumë se Morata, që u morr për të zëvendësuar Diego Costa, por ky i fundit nuk ka agjëruar kurrë kaq gjatë…

Morata ka luajtur 24 ndeshje në këtë sezon në Premier League, 19 prej të cilave si titullar dhe ka shënuar 10 gola, ndërsa ka dhënë edhe 5 asite. Ai ka goditur portën kundërshtare mesatarisht 3.5 herë për ndeshje…