Ronaldo – Perezit: Mos e blej Kane, por këtë yll nga Premierliga

Cristiano Ronaldo ka shqetësime rreth planeve të transferimeve të presidentit Florentino Perez këtë verë dhe i ka dhënë disa këshilla atij.

Mbretërit janë të interesuar të bëjnë investime të mëdha në skuadër për sezonin e ri, ku faza më e përfolur është ajo sulmuese, ku BBC-ja nuk ka më produktivitetin e mëparshëm.

Por, Ronaldo i ka thënë presidentit Perez se ai nuk ka nevojë të blejë një qendërsulmues të ri, pavarësisht se bisedimet janë në një fazë të avancuar me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane dhe Robert Lewandowskin e Bayern Munichut.

Në vend të kësaj, Ronaldo beson se Reali duhet të kërkojë të nënshkruajë me një sulmues anësor të klasit të lartë, një lojtar që mund të punojë dhe ta shërbej me topa portugezin.

Ronaldo mendon se tani ai është i gatshëm të luajë nga sezoni i ardhshëm si një qendërsulmues për Realin dhe drejtuesit nuk duhet të shikojnë për këtë pozitë.

Sipas mediumit Don Balon,Ronaldo i ka sugjeruar disa emra që Perez duhet të ndjekë, përfshirë Paulo Dybalan (Juventus), Goncalo Guedese (Valencia, në huazim nga PSG) dhe madje Eden Hazardin (Chelsea), i cili është i preferuari i tij.