PSG gati trajnerin e ri që premton triumfin në Champions

Në fund të sezonit Zinedine Zidane mund të bëhet trajneri i ri i Paris Saint Germain.

Pas dështimit në Champions, Unai Emery do të largohet ndërsa gjigantët francezë janë në kërkim të zëvendësuesit e tij.

“Gol Digital” shkruan se Zidane është kandidati kryesor i drejtuesve të PSG-së të cilët synojnë triumfin në Champions League.

Nuk hidhet poshtë edhe ndonjë marrëveshje shkëmbimi me Neymarin i cili prej kohësh është objektivi kryesor i Real Madridit.

Më pas Zidanes do t’i vendoset një buxhet i majm për të afruar në skuadër lojtarë të kalibrit botëror.