‘Dridhet’ bota e futbollit, Messi jep lajmin që askush nuk e priste!

Lionel Messi ka thënë se do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar, nëse Argjentina nuk fiton Kupën e Botës këtë verë në Rusi.

Futbollisti i Barcelonës kurrë nuk ka fituar një trofe të madh ndërkombëtar pasi ka dështuar në finale te Kupës së Botës dhe Kupë e Amerikës Latine.


Messi ka deklaruar se është i gatshëm të heqë dorë nga ekipi kombëtar pasi Argjentina prej vitit 1986 nuk e fiton Kampionatin Botëror.

“Në qoftë se ne nuk do të fitojmë Kupën e Botës në Rusi, e vetmja mënyrë do të jetë të heqja dorë nga skuadra kombëtare,” tha Messi për La Cornisa.

“Unë ëndërroj të fitoj trofeun në Rusi. Ju mund të bëni gjithçka të mirë dhe të dështoni, si Argjentina në Brazil”, përfundoi Messi.