Sensacioni i City-t kalon te Real Madrid? (VIDEO)

Fituesi i Kupës së Botës për grupmoshat u20, sensacioni i Manchester City, Phil Foden mund të numërohet si një nga futbollistët më të admiruar nga Pep Guardiola.

Tashmë reprezentues i Angli u17, super-talenti anglez mund të kalojë te klubi më i madh në botë, Real Madrid, transmeton “Transferimet”.

Ka qenë një sezon i madh për Foden, i cili bëri debutimin për Manchester City në nëntor në një ndeshje në Champions League ndaj Feyenoord si zëvendësues.

“Don Balon” raporton se ai është në radarin e Real Madrid. Florentino Perez mendon se ky futbollist mund të dominojë Evropën në vitet e ardhshme dhe i plotëson të gjitha kushtet për të mbrojtur fanellën e madrilenëve.