Shkarkohet Mourinho?!

Tifozët e Manchester United, nuk e duamn mw Jose Mourinhon.

Eliminimi nga Sevilla ishte shokues, dhe natyrshëm tekniku portugez është kritikuar gjerësisht për pjesën e tij të fajit në këtë humbje.

Gjithsesi, përtej performancës në fushë, tifozët e United janë irrituar më shumë, me mënyrën se si Mourinho u soll në konferencën pas ndeshjes. Duke folur pas disfatës, Mourinho përdori ironinë e papërshtatshme, duke kujtuar se eliminimi në fazën e hershme të kompeticionit nuk ishte diçka jashtë të zakonshmes për Manchester United.


“Jam ulur në këtë karrige edhe dy herë më parë në Champions League dhe e kam eliminuar United në shtëpi, me Porton kur nxorëm jashtë Manchester United dhe me Realin e Madridit kur bëmë të njëjtën gjë. Kështu që kjo nuk është diçka e re për këtë klub, nuk dua ta bëj dramë, pasi nuk kemi kohë për këtë. Kemi një ndeshje të shtunën dhe nuk kemi kohë të jemi të trishtuar më shumë se 24 orë. Pastaj, ky është futbolli, nuk është fundi i botës”.

Deklarata këto që kanë nxitur një valë të gjerë reagimesh të tifozëve në rrjetet sociale, shumë prej të cilëve kërkojnë largimin e Mourinhos, që duhet theksuar deri tani është mbështetur fuqimisht nga klubi.