Rio Ferdinand kritikon ashpër Mourinhon

Për të na ndihmuar klikoni në reklamat që ju shfaqen në këtë lajm, jemi një grup gazetarësh dhe këtë punë e bëjmë vullnetarisht dhe kemi nevojë për ndihmë financiare për mirëmbajtjen e faqes.

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, shpreson se Jose Mourinho do t’u thotë diçka ndryshe lojtarëve, për t’ua bërë të qartë se u turpëruan në “Old Trafford”.


United u eliminua nga Champions League pas disfatës 2-1 ndaj Sevilla në Old Trafford
Ferdiand thotë se Unitedi nuk bëri asgjë për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar në mënyrë të turpshme nga Sevilla.

“Shpresoj se Mourinho do të thotë diçka ndryshe lojtarëve, për t’ua bërë të ditur se kishin paraqitje turpëruese në ‘Old Trafford’. Ata nuk bën asgjë për ta fituar këtë titull”, tha Ferdinand në “BT Sport”.