Neymar e dëshiron yllin e Real Madrid në PSG

Neymar ka identifikuar bashkëlojtarin e tij te Brazili, Casemiron, si lojtarin të cilin e do te Paris Saint-Germain, pohon Don Balon.

Pasi që PSG u eliminua nga Real Madridi në 1/16 e Ligës së Kampionëve, ata pritet që të investojnë sërish në skuadrën e tyre.

Përpos Casemiros, Neymar mendon se edhe portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, do të ishin rekrutime të përsosura që ta ngrisin PSG-në në një nivel tjetër.