Barcelona merr lajmin e rëndësishëm disa orë para ndeshjes me Chelsean

Për të na ndihmuar klikoni në reklamat që ju shfaqen në këtë lajm, jemi një grup gazetarësh dhe këtë punë e bëjmë vullnetarisht dhe kemi nevojë për ndihmë financiare për mirëmbajtjen e faqes.

Sonte do të përcaktohen dy çerekfinalistet e fundit në Champions League.

Pa dyshim ndeshja që pritet të tërheqë vëmendjen më të madhe pritet të jetë dueli që do të zhvillohet në “Camp Nou” ndërmjet Chelseas dhe Barcelonës.

Sa u përket formacioneve, Ernesto Valverde do të ketë në dispozicion edhe Andres Iniestën, i cili disa orë para ndeshjes ka marrë miratimin e mjekëve për këtë përballje.

Mbetet jashtë Semedo, ndërsa Coutinho nuk mund të luajë në Champions, pasi është aktivizuar në këtë kompeticion gjatë pjesës së parë të sezonit kur ishte me Liverpoolin.

Conte i beson mbrojtjes me tre, ndërsa Alvaro Morata pritet ta nisë nga stoli. Hazard do të jetë sulmues i parë, i mbështetur nga Pedro dhe Willian.