Neymar-Real Madrid, vjen lajmi “bomb” nga Spanja

Për të na ndihmuar klikoni në reklamat që ju shfaqen në këtë lajm, jemi një grup gazetarësh dhe këtë punë e bëjmë vullnetarisht dhe kemi nevoj për ndihmë financiare për mirëmbajtjen faqes.

Neymar thuhet se i ka thënë babait të tij se ai dëshiron të bashkohet me Real Madridin para Kupës së Botës.

Sulmuesi do të jetë pika qendrore e sulmit të Brazilit, kur turneu do të nisë në Rusi më 14 qershor, transmeton “Transferimet”.

Dhe ai dëshiron ta ketë renditur të ardhmen e tij para se të arrijë me Selecao.

Neymar iu bashkua Paris-Saint Germain nga Barcelona verën e kaluar në një marrëveshje prej £ 200million.

Por, pavarësisht se ka shënuar 26 gola në sezonin e tij të parë në Paris, 26-vjeçari dëshiron të kthehet në Spanjë.

Dhe ai i ka dhënë babait të tij dritën e gjelbër për të filluar negociatat, sipas gazetës me qendër në Barcelonë Sport.