Donnarumma gati për klubin e ri, Milani i detyruar për të nënshkruar me Pepe Reina-n

Milani ka marrë një goditje të rëndë.

Sipas mediave italiane skuadra kuqezi është e “detyruar” për të nënshkruar me Pepe Reinan për shkak se Gianluigi Donnarumma në fund të sezonit do të largohet nga “San Siro”, shkruan “Footbal-Italia”, raporton SYRI.net.


Portieri spanjoll në fshehtësi të plotë dhe larg mediave ka zhvilluar vizitat mjekësore me klubin e ri dhe pritet të bashkohet me Milanin vetëm pas 30 qershorit të këtij viti.

Reina nuk ka gjasa të kërkojë një rol rezervë, kështu që kjo transfertë ka ngritur pyetjen e pashmangshme se çfarë do të ndodhë me Donnarumman?!

“Corriere dello Sport” raporton se është shkatërruar marrëdhënia ndërmjet portierit të talentuar dhe drejtorit sportiv të Milanit, Massimiliano Mirabelli.

Milani mund ta shesë Donnarumma drejt Paris Saint Germain e cila ofron plot 60 milionë euro.