Doktori i Bayernit kujton sherrin me Guardiolën: E humba kontrollin, i bërtita dhe godita…

Doktori i Bayernit kujton sherrin me Guardiolën: E humba kontrollin, i bërtita dhe godita…

Doktori i ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe Bayern Munchen, Hans-Wilhelmd Wohlfahrt, ka sulmuar Pep Guardiolën duke e quajtur mashtrues.

Hans kishte dhënë dorëheqje nga Bayerni për shkak të një konflikti me trajnerin e atëhershëm të gjigantit gjerman, Pep Guardiolën.

Doktori i klubit bavarez ka folur në autobiografinë e vet rreth asaj se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë në atë periudhë mes tij dhe ish-trajnerit të Bayernit.

“Guardiolën e konsideroj si person që ka pak vetëbesim, i cili jeton me frikë të vazhdueshme, jo nga humbjet e mundshme, por nga mundësia për ta humbur pushtetin dhe autoritetin”, ka thënë Hans.