Real Madrid heq dorë nga Kane, fokusohet te ky super-lojtar

Real Madrid besohet se ka hequr dorë nga përpjekjet për transferimin e Harry Kane nga Tottenham.

Kjo për arsye se “Los Blancos” dëshirojnë të fokusohen te Robert Lewandowski, transmeton “Transferimet”.

Lewandowski thuhet se po kërkon largimin nga Bayern, edhe pse kjo është mohuar publikisht nga lojtari dhe klubi.

Në verë do të bëhen ndryshime të mëdha në skuadrën e madrilenëve, ku priten largime e transferime të reja.

Dhe njëri prej përforcimeve të mëdha mund të jetë sulmuesi polak.