Qeveria e merr vendimin e madh për rininë dhe sportin e Prishtinës (FOTO+VIDEO)

Vuajtjeve të FC Prishtinës po u vjen fundi, shkruan zeri.info.

Klubi më i madh i futbollit në Kosovë e ka marrë njërin prej lajmeve më të mirë të mërkurën.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës përfundimisht vendosi t’ia ndajë një parcelë të tokës në Bërnicë të Epërme për ta ndërtuar një kompleks sportiv, ndërtimi i të cilit do të kushtojë rreth 3.5 milionë euro, të cilin projekt drejtuesit e FC Prishtinës e kanë përpiluar shumë moti, por e kishin të pamundur ta jetësonin si pasojë e injorancës që u bëhej nga pushteti lokal dhe ai qendror.

Ndërsa, është kryeministri Ramush Haradinaj ai i cili i kuptoi më së miri vuajtjet e bardhekaltërve të cilëve vendosi t’ua zgjatë dorën e ndihmës dhe t’ua kthejë shpresën për një të ardhme të ndritur.

 

Në fakt, në mbledhjen e radhës të Qeverisë, të kryesuar nga kryeministri Haradinaj është aprovuar propozim-vendimi i klubit të futbollit Prishtina në kërkesën e saj për autorizim të klubit për shfrytëzimin e një parcele të tokës për ndërtimin e një modern.

Kjo temë ishte në pikën 9 dhe u aprovua nga të gjithë anëtarët e kabinetit të Haradinajt, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Ishte vetë Kryeministri mbështetësi më i madh i kësaj kërkese të arsyeshme të FC Prishtinës.

Image

Me këtë rast, FC Prishtina e mori përfundimisht dritën e gjelbër dhe tash e tutje mund t’i ndërmarrë veprimet dhe hapat drejt ndërtimit të kompleksit modern sportiv në Bërnicë të Epërme.

Image

Kështu, Kryeministri Ramush Haradinaj e bëri njërin prej potezave më të mëdhenj për sportin, në veçanti për futbollin dhe rininë e kryeqytetit, për çka sigurisht se do të mbahet në mend gjatë, sidomos nga Bardhekaltrit.

Image

Para votimit, për kërkesën e prishtinasve foli edhe ministri i Sportit, Kujtim Gashi, i cili theksoi se Bardhekaltrit e meritojnë t’ju jepet toka për ndërtimin e kompleksit sportiv, projektin e së cilit prishtinasit tashmë veçse e kanë në letër.

Image

“Bazuar në kërkesën e klubit për marrjen në shfrytëzim të parcelës, 56,678 metrash katrorë (5,6 hektarë) në Bërnicë e Poshtme me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve sportive, kjo kërkesë për Ministrinë e Sportit është e arsyeshme, pasi me këtë rast talentët dhe futbollistët do të kenë ambiente të përshtatshme. Dhënia e kësaj toke siguron kushte për zhvillimin e gjeneratave të reja, ndikon direkt në përmirësimin e infrastrukturës, e në veçanti avancimin e futbollit”, ka thënë ministri Gashi. /Zëri/

Image