PSG vjen me vendim zyrtar për lëndimin e Neymarit, zbulohet se a do luajë ndaj Realit

Super sulmuesi i PSG-së, Neymar është lënduar në takimin ndaj Marseille, me ç’rast edhe u largua nga fusha për shkak të dhimbjeve të mëdha.

Pas tre ditësh kujdesje, një raport që u bë sot nga stafi mjekësor i Paris Saint-Germain, lëtë kuptohet se Neymar duhet t’i nënshtrohet operacionit.

Në fund të këtij raporti dhe me marrëveshjen me lojtarin, u vendos që të bëhej ndërhyrja kirurgjike, shkruan GazetaBlic.

PSG ka njofutar për operimin e tij në Brazil

“Neymar Jr. do të ketë një operacioni këtë fundjavë në Brazil nga Dr. Rodrigo Lasmar. Ai do shoqërohet nga Profesor Saillant (Paris Saint Germain)”, shkruhet në njoftiin e PSG-së.

Operimi i tij i pamundëson lojtarit paraqitjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.