Liverpool-Real Madrid, arrihet marrëveshja e madhe

Liverpool prej disa kohësh është në kërkim të një pasardhësi për Philippe Cotinho.

Braziliani u largua në janar nga “the reds”, por nuk mundën ta zëvendësonin në këtë merkato dhe gjithë “bateritë” do përqendrohen në muajt e verës.

“Diario Gol” shkruan se Dani Ceballos i Real Madridit do zbarkojë në verë te Liverpooli. Por për talentin 21-vjeçar spanjoll nuk do jetë një shitje përfundimtare. Kjo pasi ai do lihet në formulën e huazimit për të marrë më tepër eksperiencë te ekipi i Liverpool në mënyrë që të jetë sa më i gatshëm për madrilenet per sezonin ne vijim.